Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i dyshuar si i infektuar me Covid-19 nuk ka marrë dot pjesë në një nga ditët më të rëndësishme të djalit të tij të dytë, pasi ky i fundit sot zhvilloi ceremoninë martesore.
Lladrovci është në vetizolim pasi shfaqi simptoma të COVID-19 dhe vendosi mos marrë pjesë në ceremoninë martesore.
Ai ka ndarë një foto të çiftit duke i uruar atyre sa më shumë lumturi.
“Sot është ditë e shënuar në familjen tonë!
Djali im i dytë, Driloni me Elenën kanë vënë kurorë.
Elenës dhe Drilonit i dëshiroj lumturi dhe gjithmonë të vazhdojë dashuria e tyre.
Për shkak të kushteve të vetizolimit, nuk mora pjesë në ceremoni, por, mendja dhe zemra ime ishte me ta, ashtu siç ishin edhe bekimet e Babës Tush e Nënës Ki për çiftin.
Ju duam Elenë e Drilon, paçi gjithmonë lumturinë!”, shkruan ai krah fotos./abcnews.al