I veshur sportiv në krah të Lindës, Rama mbërrin në Teatrin e Operas për Placido Domingon

schedule19:14 - 15 Shtator, 2021

schedule 19:14 - 15 Shtator, 2021

Ka mbërritur në Teatrin e Operas dhe Baletit, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Vihet re që Rama është i veshur sportiv, ku tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë hyrjes në institucionin e njohur.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, pritet të performojë legjenda e operës, Placido Domingo dhe shumë artistë të njohur, të cilët do të interpretojnë një duet nga Traviata dhe Domingo do të dirigjoi orkestrën.

Këtu mund të përmendim, sopranon e famshme shqiptare Ermonela Jaho; soprano e parë e TOB, Eva Golemi; Mezosopranon Vikena Kamenica; Baritoni Armando Likaj; artistin Klodian Kaçani si edhe të tjerë emra të njohur.l.k/abcnews.al