I vuri tritolin lokalit në Tiranë, gjykata vendos për Franci Alimin

schedule13:19 - 15 Qershor, 2020

schedule 13:19 - 15 Qershor, 2020

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Franci Alimin, 28-vjeçari i cili u arrestua pas vendosjes së sasisë së tritolit lokalit, në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” në Tiranë.

Burimet për “ABC News” bëjnë me dije se Alimi ka qëndruar i heshtur para gjykatës.

Prokuroria e Tiranës ka pasur në dorë prova filmike, të cilat kanë bindur gjykatën dhe gjyqtarin Bedri Qori për lënien e tij në burg.

Alimi ka refuzuar që prej ditës së parë të flas për Grupin Hetimor për vendosjen e tritolit, dhe për llogari të kujt e ka vënë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!