I vendoset tritol firmës së ndërtimit në Durrës, dështon plani, nuk shpërthen

schedule10:36 - 16 Gusht, 2021

schedule 10:36 - 16 Gusht, 2021

Një sasi lënde eksplozivi është vendosur në një firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese në Durrës. Sipas policicisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15 në lagjen nr.14.

Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.08.2021, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese) në lagjen nr.14, Durrës, me adminstrator shtetasin M. L., dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive e cila nuk ka shpërthyer.

Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet  Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese.

Është ngitur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!