I vendoset lëndë plasëse poshtë mjetit, Lici: Ndoshta lidhet me detyrën, por unë nuk kam konflikte

schedule10:44 - 16 Shkurt, 2020

schedule 10:44 - 16 Shkurt, 2020

Një sasi tritoli i është vendosur poshtë makinës administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë Suad Lici. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer. Në vendin e ngjarjes pranë shtëpisë së Suad Licit kanë shkaur grupit hetimor, drejtues të policisë së Shkodrës, por edhe kryebashkiakja Voltana Ademi. Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se ai e ka pikasur vetë lëndën plasëse dhe ka njoftuar policinë. Ajo është ç’aktivizuar. Gjithçka ka ndodhur pranë stadiumit “Loro Boriçi”, pranë tregut “Zdralë”, u shpreh gazetari i “ABC News”, në një lidhje direkte nga Shkodra.

Nuk dihet nëse vendosja e eksplozivit lidhet me konflikte të mundshme në fushën e biznesit, punën te Vllaznia apo çështje të tjera. Ndërkohë paraprakisht, Lici është shprehur para grupit hetimor se nuk ka konflikte me askënd.

“Ndoshta lidhet me detyrën, ku e di unë. le t’ua organet kompetente, nuk unë kompetenti. Unë nuk kam konflikt me asnjë njeri. Jam njeri i lirë dhe do vazhdoj të jem i lirë. Nuk kam pasur asnjë lloj problematike. Kanë kërkuar njerëzit sqarime dhe i kam sqaruar, kaq. Për çfarë? Në lidhje me sportin, se nuk kam asnjë lloj problematike tjetër. Kush ka pasur ndonjë sqarim, e kam sqaruar.

Presion për të futur lojtarë te Vllaznia? Unë jam përgjegjës për mbarëvajtjen e punës, formacionin  e vendos stafi teknik. Gjithçka është bërë në bazë të strukturës që kemi. Unë kam qenë i detyruar të plotësoj kërkesat e drejtuesve të klubit.

Presion për t’u larguar nga detyra? Do vazhdoj detyrën, edhe sot do të jem në ndeshje në Durrës kundër Teutës. Do vazhdoj jetën time të përditshme.

Pa folur organet kompetente, nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është në lidhje me sportin, kriminelët dhe strukturat kriminale duhet t’i qëndrojnë larg dhe ta lënë qytetin e Shkodrës të bëjë jetën e vet sportive”., tha Lici për mediat, duke theksuar se do vijojë jetën e përditshme normalisht dhe se nuk ka frikë aspak.

NJOFTIMI PARAPRAK i POLICISË

Më datë 16.02.2020, rreth orës  08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë  lëndë plasëse. Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al