I vëllai tregon takimin e parë të Elias me Princ Lekën: Kuptova që ka diçka mes tyre

schedule08:43 - 16 Maj, 2022

schedule 08:43 - 16 Maj, 2022

Amos Zaharia është një ndër aktorët më të dashur nga publiku. Edhe pse i ri në moshë, ai ka korrur shumë suksese. Por edhe i komentuar në mediat rozë për shkak të jetës private.

Së fundmi, Amos ka rrëfyer takimin e parë të motrës së tij Elia Zaharia me Princin Leka. Ai ka treguar se që në momentin e parë ka vënë re një tërheqje mes tyre.

“Unë në fakt kam qenë prezent në takimin e parë që Elia ka patur me Princin dhe që në atë moment e kuptova që seç ka diçka midis këtyre, është ai shikimi që unë nuk di ta shpjegoj, por është një shikim ku shihen dy njerëz që tërhiqen me njëri-tjetrin dhe kjo ishte ajo që ndodhi. Dhe unë duke i parë dhe duke u larguar avash avash, se po i lija terrenin hapur Elias dhe… bëj shaka patjetër. Por është një gjë që lindi aty për aty”, u shpreh aktori.

Princi Leka dhe Elia u martuan së bashku në vitin 2016, ndërsa katër vite më pas u bënë prindër të vajze, Geraldinë./abcnews.al