Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I vdiq vajza e nëna për pak kohë, lufta e profesoreshës me kancerin e gjirit: Mos e neglizoni!

schedule13:10 - 28 Tetor, 2025

schedule 13:10 - 28 Tetor, 2025

Në muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, Trëndelina Deari, nga Gostivari, me profesion sociologe, ndan për ABC e Mëngjesit, kalvarin e betejës së saj me kancerin e gjirit. Ka përballuar shumë humbje në jetë, por ka treguar se është e fortë. në një bisedë me ABC e Mëngjesit, ajo flet një ditë pasi ka kryer kimioterapinë e radhës.

“Dje kisha terapinë e pestë, nga tetë gjithsej që më kanë caktuar, ishte pak më ndryshe se të parat, por i përballoj. Nuk është kapur shpejt si sëmundje, më hoqën edhe 5 gjendra limfatike, por për fat nuk kishte përhapur metastaza, ky është një lajm i mirë. Jam operuar para 5 muajve, kisha 2 operacioni. Herën e parë nuk pranova të bëj biopsi, isha skeptike ndaj saj. Unë vuaj nga alergjitë, në atë periudhë isha me nënën në spitale, kisha neglizhuar, kisha një kruajtje në gjirin e majtë, e shtypa pak më tepër dhe aty ndjeva një topth të vogël, në fillim iu nënshtrova ekos, po sërish neglizova pak, edhe pak u lirova se më thanë nuk është e rrezikshme, pas një kohe tjetër shkova për një tjetër analizë, ku bëra një mamografi, edhe ajo më doli pastër, por fytyra e mjekut ndryshoi.” tregon ajo, ndërsa rrëfen kalvarin e operacionit, për shkak edhe të alergjisë.

Jeta e saj nuk ka qënë aspak e lehtë, në një aksident të ndodhur dy vite më parë, ndërsa udhëtonte me vajzat e saj, pëson aksident, dhe më e vogla ndërron jetë.

“Në 17 qershor, dy vite më parë, në Elbasan, në Peqin. Kam patur shumë sakrifica për t’i rritur vetë vajzat, si nënë e divorcuar, e kam përjetuar shumë rëndë ndarjen. Kam kryer edhe shumë punë të tjera. Isha shumë e lumtura, pak para aksidentit, rrugës për Peqin, isha me shpejtësi të ngadaltë, por në një moment më rrëshkiti makina, aty nuk mbaj mend. Makina që vinte përballë, ishte me shpejtësi, vajza e vogël ndërroi jetë në vendngjarje,” thotë ajo, ndërsa apelon cdo vajzë e grua të mos neglizhojnë kontrollet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!