Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, humbi djalin e saj të vetëm në moshën 18-vjeçare pas një sëmundje të rëndë, më 6 maj të vitit 2018.
Kjo ngjarje ishte një tragjedi e madhe në jetën e saj, aq sa nëpër intervista të ndryshme është shprehur se se ende vijon të jetojë me ndjesinë se i biri një ditë do ta telefonojë. Shkrimtarja ka deklaruar se nuk ka prind që pranon humbjen e fëmijës.
Ndërsa, sot ajo ka ndarë me të gjithë adhuruesit e saj një lajm sa të bukur, aq edhe emocionues.
Përmes një postimi në “Facebook”, Açka ka publikuar kopertinën e librit të saj më të ri me titull “Biri”, i cili pritet të dalë në treg gjatë këtij muaji.
Teksa në foton kryesore është djali i saj, shkrimtarja shprehet se në përpjekje për t’iu shmangur dramës, kuptoi se kishte diçka për të treguar për qenien që e mësoi si të vazhdojë edhe pa të.
Postimi i plotë:
“Biri”, së shpejti…
Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të.
“Biri” është libri im i radhës për lexuesin shqiptar, pikëtakimi i afërm me të.
Përgjatë shtatorit… l.k/abcnews.al
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10220677399197009&set=a.3492562804912&type=3&theater