Aksionin e SHBA në Venezuelë, ku u arrestua nga Forcat Delta Presidenti Nicolas Maduro, kreu i opozitës në Shqipëri Sali Berisha, e ka interpretuar si një shenjë pozitive për vendin tonë. Po, pse? Sipas euforisë së Berishës, diçka e ngjashme do i ndodhë edhe kryeministrit Edi Rama, për këtë të fundit Berisha vendosi afat deri në fund të muajit shkurt.
Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Tirana Live” në ABC Neës, tha se deklaratat e Berishës janë qesharake, saqë shtoi se është për të ardhur keq që vendi ynë ka një opozitë të tillë.
Çupi shtoi më tej gjatë fjalës së tij se Berisha nuk jem më mesazhe, por është i frikësuar për veten, pasi sipas analistit kreu i PD është më keq se Maduro, nga krimet dhe shkeljet që ka bërë.
“Është kthyer në një komedi tragjike. Është fyerje për ne, që kemi një opozitë të tillë. Është e rëndë. Nuk i shkon mbrapa njeri dhe nuk e përfill njeri. Gjëja më serioze është që Berisha ka arritur të përvetësojë një aksion të SHBA-ve në Amerikën Latine, në Venezuelë. Po, çfarë e lidh Berishën me Maduron?! Berisha nuk jep mesazhe më, është i trembur dhe i frikësuar. Berisha shikon veten te Maduro. Që nga viti 1992 e deri më sot shteti i Maduros ka ndërruar tre presidentë, dhe Shqipëria nuk ka ndërruar akoma Sali Berishës, nuk i shqitet vendit.
Forcat Delta kanë ardhur në Shqipëri për të mbrojtur Ambasadën Amerikane dhe ambasadoren nga Sali Berisha. Kundër SHBA, Berisha ka ngritur një shtet islamik. Theu Rezolutën e Shteteve të Bashkuara për të mos sulmuar grupet terroriste. Maduro nuk i afrohet Sali Berishës, është shumë i vogël, Berisha ka vjedhur votën”, tha analisti Çupi./abcnews.al


