I tregoi organin gjenital oficerit për tu arratisur nga burgu, arrestohet shqiptari që qarkullonte me 4 emra në Greqi

schedule11:01 - 3 Tetor, 2022

schedule 11:01 - 3 Tetor, 2022

Ka rënë në prangat e policisë greke, shqiptari i shumëkërkuar nga drejtësia helene për një grabitje të ndodhur në shtator të 2021-it.

Gjykata e Smirnit kishte vendosur dënim me burg me pesë vite për shqiptarin.

26-vjeçari u arrestua fillimisht në nëntor të 2021-it nga policia e Atikës, ku u lirua më pas në pritje të gjykimit.

Mediet vendase raportojnë se kur shqiptari u paraqit në Gjykatë, dhe kur autoritetet e drejtësisë kuptuan se ai përdorte katër emra dhe se ndaj tij kishte akuza të tjera për vjedhje, 26-vjeçari nxitoi të arratisej nga Gjykata, duke përdorur dhunë dhe fjalor banal ndaj efektivëve të policisë.

Fillimisht ai tentoi të largohej nga dera dhe më pas nga dritarja por nuk ia doli.

Megjithatë ai nuk u dorëzua. I riu shqiptar tentoi të arratisej sërish duke telefonuar nga telefoni i oficerit një të afërm. Oficeri i doli përpara dhe më pas e kapi prej dore. Por i riu e ka shtyrë atë dhe ka tentuar ta godasë me grusht në fytyrë.

Pasi kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta vendosin në qendrën e paraburgimit, ai ka nisur të godasë me shqelma krevatin, karriget, të godasë me duar muret dhe hekurat dhe madje të shajë Policinë.

Në fakt, kur komandanti po shkonte në zyrë, 26-vjeçari i ka treguar organit gjenital, e pështyu dhe filloi ta kërcënonte, nga ku dhe ia doli të arratisej. Megjithatë arratia e shqiptarit nuk zgjati shumë, pasi ai u arrestua dje nga policia greke./abcnews.al.