I thotë “lamtumirë” kombëtares dhe Juves, MSL “tundon” Chiellinin

schedule11:17 - 28 Mars, 2022

schedule 11:17 - 28 Mars, 2022

Giorgio Chiellini me shumë gjasa do të ketë ndeshjen e fundit me Italinë në përballjen që kombëtarja italiane do të luajë kundër Argjentinës në “Wembleu” më 1 qershor për kupën e kampionit “Finalissima”, e cila vë përballë fituesit e Europianit dhe Kupës së Amerikës

Nëse me përfaqësuesen italiani do e mbyllë më 1 qershor, edhe me Juventusin ka menduar të përfundojë karrierën e tij në fund te sezonit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Chiellinin e “tundon” MLS, ku lojtari dëshiron të provojë një eksperiencë të në Amerikë, teksa mbetet të shikohet se cila do të jetë vendimi përfundimtar i lojtarit të Juves. /f.abcnews.al