“I thashë po, pastaj pimë gjakun e njëri-tjetrit”, fejohet çifti i famshëm

schedule15:43 - 13 Janar, 2022

schedule 15:43 - 13 Janar, 2022

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë fejuar zyrtarisht pas një viti e gjysmë lidhjeje. Ishte aktorja e cila ndau një video emocionuese nga momenti kur reperi ulet në gjunjë për t’i propozuar. Pamjet tregojnë Kelly duke u ulur në një gju në një vend të veçantë për çiftin, ndërsa Fox duket e surprizuar nga gjesti i tij.

Dyshja u takuan për herë të parë në mars të vitit 2020 gjatë xhirimeve të “Midnight in the Switchgrass”, kur Fox u nda nga ish burri Brian Austin Green. “Kemi kërkuar magji. Ne ishim të pavëmendshëm për dhimbjen që do të përballonim së bashku në një periudhë kaq të shkurtër, të furishme kohore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

Të pavetëdijshëm për punën dhe sakrificat që lidhja do të kërkonte nga ne, por e dehur nga dashuria. Dhe karma.Disi një vit e gjysmë më vonë, pasi kishin ecur së bashku nëpër ferr dhe duke qeshur më shumë se sa e kisha imagjinuar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të.

Dhe ashtu si në çdo jetë para kësaj, dhe si në çdo jetë që do ta pasojë, thashë po…dhe pastaj pimë gjakun e njëri-tjetrit”, ka shkruar aktorja. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!