Nevil Dede rikthehet sërish në Pressing, në ABC, dhe flet për Superioren. I larguar nga Tirana para ndeshjes me Laçin, tekniku kryeqytetas flet për tema të ndryshme.
“Partizani ka gabuar shumë pak, nuk e ka bërë 2-3 ndeshje rresht. Rezultatet sjellin harmoni dhe çdo modifikim që bën, kur fiton, është sukses.
Edhe Brdaric ishte i suksesshëm deri pak javë më parë. Duhet folur edhe për lojtarët, që e ndjekin trajnerin. Futbollin nuk e kemi shpikur ne. Daja, me eksperiencën që ka, po bëhet fitues dhe po merr rezultate.
I kam thënë një trajneri kur isha lojtar se je kot, sepse ti vetëm tre ndërrime ke. Ti ndërto pallate, po nuk të ndoqi ekipi është gjithçka e kotë. Partizani ka një bosht dhe lojtarët po e ndjekin. Ky është suksesi i trajnerit.
Nëse te Laçi e ndiqnin trajnerin që në fillim, ndoshta ata nuk i linin 4-5 pikë me Skënderbeun e Kastriotin. Laçi ka lënë 9 pikë. A e ka skuadrën për t’i humbur? Jo. Pra nuk e kanë ndjekur”. /abcnews.al