I tha se do t’i bjerë maska, modelja ruse pendohet për Don Xhonin: Është një njeri i mirë

schedule20:18 - 6 Prill, 2022

schedule 20:18 - 6 Prill, 2022

Ariana Lirey, ish e dashura ruse e reperit Don Xhoni ka reaguar sërish. Përmes disa postimeve në Instastory, modelja nga Rusia shprehet se janë ndarë për shkak se janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

“Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqinj. U ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk shkuam mirë.”, shkruan mes të tjerash modelja.

Ky reagim vjen pasi modelja iu drejtua reperit duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. “Ti je mësuar që të jesh i admiruar nga të gjithë, andaj qëndro me këtë. Ti bën muzikë të mirë, por do të hiqet maska e djalit të mirë.”, shkruante mes të tjerash modelja.

Këto fjalë, modelja i shkroi pasi reperi tha se lidhja kishte marrë fund ndërsa e këshillonte që të mos luajë viktimën dhe të mos bënte drama në Instagram.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!