Qeni shpëtoi një familje nga tërmeti i fuqishëm që goditi Greqinë javën e kaluar dhe që u pasua nga shumë pasgoditje të tjera duke shkaktuar dëme të shumta.
Një familje në Trikala rrëfeu sesi disa sekonda përpara se të regjistrohej lëkundja e fortë sizmike qeni ishte futur në shtëpi duke lehur.
Kryefamiljari tregoi se qeni e kishte kapur prej pantallonave duke e nxjerrë jashtë banesës. Sapo familja doli ndodhi lëkundja.
“Unë isha në shtëpi me gruan dhe një fëmijë. Dëgjojmë një lehje shumë të fortë nga qeni që zakonisht është i qetë.
Qeni hyri brenda dhe na nxori nga pantallonat për të dalë. Sapo dolëm, shtëpia filloi të dridhej” tha 59-vjeçari për ERT./ db/ Abcnews.al