Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin është shprehur ditën e sotme se është krenar për mënyrën sesi anëtarët e ushtrisë i kanë mirëpritur refugjatët afganë në Shtetet e Bashkuara.
“Disa nga ata afganë të guximshëm do të vijnë për një jetë të re me familjet e tyre në Amerikë. Pas shqyrtimit të kujdesshëm nga partnerët tanë të sigurisë, dhe ne po strehojmë disa nga këta të evakuuar në disa prej objekteve ushtarake këtu, dhe jam krenar për mënyrën sesi komunitetet tona ushtarake i kanë mirëpritur ata,” tha Austin.
“Disa nga këta afganë të guximshëm luftuan përkrah nesh dhe ata dhe familjet e tyre kanë fituar më shumë se sa vendet e tyre në tokën e të lirëve dhe shtëpive të trimave. Mikpritja ndaj afganëve, nuk ka të bëjë vetëm me atë që ata kanë bërë, por me atë se kush jemi ne”.
Refugjatët aktualisht janë vendosur në baza të shumta ushtarake, përfshirë Fort Lee në Virxhinia, Fort McCoy në Wisconsin, Fort Bliss në Teksas dhe Baza e Përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst në New Jersey.
Austin tha se javën e ardhshme do të ketë disa udhëtime për të falënderuar partnerët që ndihmuan për evakuimin dhe strehimin e afganëve. /abcnews.al/

