I stërvitur për mashtrim/ Gjermani i arrestuar në Tiranë, i skeduar në disa shtete

schedule15:26 - 22 Gusht, 2023

schedule 15:26 - 22 Gusht, 2023

Gjermani Stephan Morgenstem akuzohet se ka mashtruar një numër të lartë personash në Poloni, Gjermani, Itali, Korenë e Jugut dhe vende të tjera.

Më herët ai është arrestuar në shtetin grek me qëllim ekstradimin, por në rrethana ende të paqarta është liruar nga qelia dhe më pas është strehuar në Shqipëri, kumësohet se kishte blerë edhe një vilë në periferi të Tiranës.

Në shtetin fqinj 61 vjeçari gjerman u ndalua në Dhjetor të vitit të shkuar teksa po udhëtonte drejt Dubait, për t’i shpëtuar ekstradimit.

Skema piramidale, sipas mediave të huaja u zbulua nga autoritetet polake, të cilët dokumentuan se në krye të kompanisë qëndronte Stephan Morgenstern dhe ortaku i tij Roman Ziemian.

Dy mashtruesit posedonin pasaporta diplomatike nga Gambia, duke i lejuar ata të udhëtonin në mbi 80 vende në mbarë botën, duke mundësuar më tej mashtrimin e tyre shumë milionësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!