I shtruar prej ditësh në spital, humb jetën 31 vjeçari me Covid

schedule09:34 - 17 Shkurt, 2021

schedule 09:34 - 17 Shkurt, 2021

Një 31 vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në vendin ton ësi pasojë e infektimit me Covid.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 31 vjeçari nga Elbasani prej rreth dy javësh për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ishte i shtruar në spitalin Covid 2.

Ndër të tjera mësohet se i riu nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me Covid 801 raste të reja duke e çuar në 94,651 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve kanë humbur jetën, 1,582 persona. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!