I shtruar në spital nga koronavirusi, mjeku tregon gjendjen shëndetësore të Berlusconit

schedule13:54 - 5 Shtator, 2020

schedule 13:54 - 5 Shtator, 2020

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar në spital, dy netë më parë. Ai në fillim rezultoi pozitiv me Covid-19, ndërsa më pas u diagnostikua me pneumoni të hershme bilaterale.

Berlusconi po qendron në spitalin San Raffaele në Milano dhe për po kujdeset mjeku më i famshëm Zangrillo.

LEXO EDHE3 banjo, estetist dhe wireless, si duket spitali ku është shtruar Berlusconi

Ky i fundit ka treguar për mediat fqinje edhe gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit. Sipas mjekut, Berlusconi nuk është i intubuar dhe ka një gjendje gradualisht të qetë dhe optimiste, por do të qendrojë rreth 10 ditë.

“Berlusconi është i lodhur, ai ndjen simptoma të lehta të lodhjes, edhe nëse nuk ka ethe. Ai dëshiron të shkojë në shtëpi, në Villa San Martino, nga e cila u largua me premtimin se do ta kthejnë përsëri.  Me rezultatet e skanimit të mushkërive, të sjellë nga tekniku i laboratorit muk ka nevojë të alarmoheni por as të mos jeni të sigurt. Nuk ka rrezik të menjëhershëm për të përfunduar në kujdesin intensiv por as qetësinë e dërgimit të pacientit në shtëpi, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Mbi të gjitha sepse, përveç viteve që do të bëhen tetëdhjetë e katër në 29 Shtator, ka edhe ato patologji të mëparshme që e kanë çuar atë të frekuentojë atë shpesh, San Raffaele, në vitet e fundit”, tha Zangrillo.

Ndërkohë më herët, u dyshua se Berlusconi është infektuar me Covid-19 në një festë të organizuar nga Flavio Briatore në Sardenja. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!