“Nuk i njoh autorët, isha duke shkruar në shtëpi”. Kështu ka deklaruar në polici Alban Bruçi, i cili i shpëtoi një atentati në Shkodër.
Ngjarja ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:30, në lagjen “Partizani” . Autorët qëlluan me breshëri në drejtim të mjetit tip “Audi”. Abcnews.al mëson se në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 predha.
Asnjë prej plumbave nuk e ka kapur të riun, i cili ishte në makinë. Pas ngjarjes ai ka shkuar në polici, ku edhe ka denoncuar.
Në dëshminë e tij, Bruçi ka thënë se nuk ka konflikte dhe se nuk e ka idenë se kush mund ta ketë qëlluar.
Policia nuk ka arritur të identifikojë autorët, ndërkohë që vijon hetimet për zbardhjen e plotë.
Sakaq, ABC ka mësuar se Bruçi është arrestuar në vitin 2016-të se ka plagosur një person me armë. /abcnews.al