I shpëtoi atentatit me shpërthim, dalin fotot e Preng Gjinit nga spitali

schedule11:43 - 16 Shtator, 2020

schedule 11:43 - 16 Shtator, 2020

Dalin fotot e shënjestrës së atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme tek Ura e Selitës në kryeqytet. Preng Gjini po vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, por ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Ai do t’i nënshtrohet një operacioni të dytë në sy. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se Gjini ka politrauma për shkak të dëmtimeve të marra nga shpërthimi i lëndës eksplozive, ndërsa ka humbur një pjesë të shikimit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku 51-vjeçari ishte duke lëvizuar me makinën e tij tip mercedez-benz A Class, e cila shpërtheu, mbi urën pranë zonës së “Vasil Shantos”.

Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit, i cili u ekzekutua një vit më parë, përpara Katedrales së Rrëshenit./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!