Ditën e sotme është gjetur i pajetë në banesë 45-vjeçari Admir Bejo, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.
Pejo u gjet nga familjarët dhe policia raporton se nuk ka shenja dhune.
Dyshohet se ai mund të ketë ndërruar jetë nga overdoza, pasi njihej si përdorues i rregullt i lëndëve narkotike.
Kush është Admir Bejo
Më 13 gusht 2022 Bejo mbeti i plagosur me armë zjarri në lagjen “1 Maji” në Kuçovë.”
Ai u gjet nga një kalimtar i rastit, i cili e mori me makinë dhe e çoi në spital.
Abc mësoi se plagosja ndodhi pas një konflikti të çastit të Admir Bejos me një banor tjetër të lagjes “1 Maji”, që banonte shumë pranë banesës së tij, pikërisht 200 metër nga vendi ku Bejo u gjet i shtrirë në rrugë.
Burimet policore konfirmojnë se konflikti mes Bejos dhe autorit ka ndodhur në banesën e këtij të fundit, ku pasi kanë debatuar me njëri-tjetrin komshiu i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë mbi 46-vjeçarin Admir Bejo.
Bejo ka ikur me vrap për të dalë nga banesa e autorit dhe në dalje është qëlluar edhe dy herë të tjera po plumbat nuk e kanë zënë.
Pasi ka ecur disa metra Bejo ka rënë në tokë, ku edhe është gjetur i shtrirë nga një kalimtar që ka njoftuar policinë./Abcnews.al/


