I shpërtheu bombola e oksigjenit ndërsa peshkonte, identifikohet viktima në Sarandë

schedule21:03 - 25 Qershor, 2024

schedule 21:03 - 25 Qershor, 2024

Një ditë pas shpërthimit në det të bombolës së oksigjenit, identifikohet viktima. Bëhet fjalë për 52 vjecarin Armando Nelaj nga Saranda.

Prej 13 vitesh ai ushtronte biznes në fushën e ndërtimit në një kompani të mjeteve të rënda.  Natën e së hënës ai u zhyt në det për të peshkuar në afërsi të portit të Sarandës por nga shpërthimi i bombolës së oksigjenit pësoi dëmtime të shumta.

52 vjecari u nxor nga dy turistë të huaj që ishin në një anije të ankoruar në radë dhe u transportua në spital, por nga plagët e shumta ndërroi jetë pak momente më vonë.

Policia e Sarandës po heton për shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa është ngritur edhe një grup hetimor nga Prokuroria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!