I shpërthen bombola e gazit në banesë, lëndohet 68 vjeçari

schedule16:09 - 16 Nëntor, 2021

schedule 16:09 - 16 Nëntor, 2021

Një 68 vjeçar është lënduar këtë të martë si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Shijak, ku fatmirësisht i lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 16.11.2021, rreth orës 15:30, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, është lënduar shtetasi R. B., 68 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!