I shpallur në kërkim për vrasjen e “amerikanit” në Greqi, arrestohet shqiptari

schedule10:16 - 25 Janar, 2023

schedule 10:16 - 25 Janar, 2023

38-vjeçari shqiptar, i cili shpallur në kërkim prej disa ditësh për vrasjen e 47 vjeçarit është kapur dhe arrestuar nga policia helene.

Shqiptari plagosi për vdekje grekun me nofkën “amerikan” në Kalamatë dhe më pas u fsheh në kafenenë e njërit prej dy grekëve që tashmë janë arrestuar për ndihmë ndaj një krimineli.

Aty ai grumbulloi rroba dhe ushtim për t’u nisur më pas në këmbë drejt malit, por kjo nuk ka i dhënë mundësinë që të arratisej për shumë kohë.

Ai fshihej në një banesë turistike me qira në zonën e Akrogialit, pranë fshatit Kitries, të cilën e kishte marrë me qira një bullgar, ku edhe ky i fundit u arrestua.

Nuk dihet nëse shqiptari kishte për qëllim vrasjen apo kanosjen, por goditje në këmbë i shkaktoi grekut gjakderdhje duke bërë që më pas të ndërronte jetë. r.t/abcnews.al