Një 48 vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje është vënë në pranga një vit më vonë.
Sipas policisë mësohet se i ndaluari kishte vjedhur një shumë parash në një objekt kulti kishë. Ndër të tjera thuhet se ndaj këtij shtetasi gjykata e Korçës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 21.07.2022, ka vjedhur një shumë parash, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë), në qytetin e Korçës.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë./abcnews.al