Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

schedule11:04 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 11:04 - 15 Dhjetor, 2020

Policia e Vlorës i ka vënë prangat një 27-vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim, si autor i dyshuar për disa vjedhje.

Specialistët në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin B. Ç., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Vlorë/Informacion

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Ndalohet një 27-vjeçar i shpallur në kërkim, autor i dyshuar për disa vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”:

  1. B. Ç., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi B. Ç ishte shpallur në kërkim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Vlorë, konkretisht:

  • Më datë 07.10.2020 ka vjedhur një biçikletë;
  • Më datë 15.10.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje;
  • Më datë 25.11.2020 ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!