Një 27-vjeçar është kapur në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit.
I riu nga Fushë-Kruja, ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës për veprën penale “Vjedhja”.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në hyrje gjatë verifikimeve ndaluan shtetasin K. N., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ky shtetas rezultoi person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al