I shpallur në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

schedule11:54 - 28 Korrik, 2020

schedule 11:54 - 28 Korrik, 2020

Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim për moskallëzim krimi është vënë në pranga nga policia në Shkodër. Njoftohet se H. M.,  ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në shkurt 2020.

Ndalimi i të riut u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim”.

24-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.02.2020, në vendin e quajtur “Parrucë”, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz ML”, së bashku me G. U. , janë konfliktuar për motive të dobëta me 32-vjeçarin T. A.,  banues në Shkodër, të cilin e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas janë larguar.

Njoftimi:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Vihet në pranga personi i dytë i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në shkurt 2020.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim H. M., 24 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.02.2020, në vendin e quajtur “Parrucë”, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz ML”, së bashku me shtetasin G. U. , janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas janë larguar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!