Një 35 vjeçar është vënë në prangat e forcave policore të Kurbinit. Ky i ri ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanosi dhe kundërshtoi punonjës të policisë së rendit publik. Ky shtetas është identifikuar si
Aleks Dalipi alias Fation Lika.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë lokalizuar, kapur dhe dhe ndaluar shtetasin:
A.D. alias F. L., 35 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur pasi dyshohet se më datë 04.04.2025, në qytetin e Laçit, ka kanosur disa shtetas, për motive të dobëta. Gjatë veprimeve procedurale të punonjësve të Policisë, 35-vjeçari i ka kundërshtuar ata me forcë dhe është larguar.
/ abcnews.al


