Një 27 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit Pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri nëj 35 vjeçar disa muaj më parë dhe dyshohet si person i përfshirë në një grup kriminal të shpërndarjes së drogës.
I arrestuari mësohet se në muajin shkurt së bashku me vëllain e tij kanë tentuar që të vrasin një shtetas , ku nga të shtënat është plagosur gabimisht një tjetër qytetar.
Sipas policisë ky shtetas posedonte së bashku me vëllanë e tij, 1 kallep lënde plasese të programuar për shperthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Ndër të tjera mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim edhe nga megaoperacioni antidrogë i zhvilluar në qarkun e Elbasanit, ku u arrestuan 51 persona të përfshirë në trafik droge.
“-Më datë 21.02.2023, në një lokal në Librazhd, 27 vjeçari ka tentuar të vrasë më armë zjarri, shtetasin R. H., me të cilin ishte konfliktuar më parë vëllai i 27-vjeçarit, i arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur aksidentalisht, në këmbë, një shtetas tjetër. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në ambientet (banesë dhe dyqan) e përbashkëta të vëllezërve, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallep lënde plasese të programuar për shperthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.
-Gjithashtu, shtetasi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, i cili u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, si rezultat i megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. 27-vjeçari i ndaluar është shtetasi i 52-të i vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, për të cilin Policia sekuestroi 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash të valutave të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al