I shpallur në kërkim nga Austria për vjedhje me armë, arrestohet në Kukës 25-vjeçari

schedule10:34 - 10 Janar, 2021

schedule 10:34 - 10 Janar, 2021

Një 25-vjeçar, banues në Shkup është arrestuar në Kukës pasi kërkohet nga drejtësia austriake, për vjedhje me armë.

Mësohet se R.M., u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria. Gjykata e Vjenës, Austri, me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti për të riun, për veprën penale “Vjedhje me armë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.” s.b/abcnews.al/