EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

schedule12:29 - 27 Mars, 2022

schedule 12:29 - 27 Mars, 2022

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga Italia, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Peruxhias për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë Romario Fati, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Peruxhias, Itali, më datë 10.01.2022, ka lëshuar urdhër arrestin për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Manza”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi, një shtetas i kërkuar në Itali, për trafikim të narkotikëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë dhe Interpol Tirana, u bë kapja dhe arrestimi me qellim ekstradimi, i shtetasit:

R. F., 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Peruxhias, Itali, më datë 10.01.2022, ka lëshuar urdhër arrestin për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!