“I shokuar dhe si psikopat”, momentet e vështira të Blaise Matuidi

schedule09:13 - 3 Maj, 2020

schedule 09:13 - 3 Maj, 2020

Daniele Rugani, Blase Matuidi dhe Paolo Dybala janë juventinët e prekur nga COVID-19, me dy të parët që ia kanë hedhur dhe me argjentinasin që nuk ka simptoma dhe pret të bëjë testin e radhës. Për të tre nuk ka qenë një periudhë e lehtë dhe është Matuidi ai që ka treguar se si është ndjerë.

“Ua them sinqerisht, është e vështirë. Kur u testova dhe dola pozitiv, as të dilja të bëja pazar nuk dilja dot. Kjo më bëri pak si psikopat.  Ju gjithmonë mundoheni të jeni të sigurt që njerëzit nuk janë shumë afër teje, duhet që të jesh shumë i fortë mendërisht”, shprehet kampioni i botës për “Bros Stories” në Youtube.

“Do të duhet kohë, por kjo është një situatë e re për të gjithë ne”, shton Matuidi, i cili tregon për frikën që kishte. “Unë nuk kisha simptoma, por isha i shokuar kur dëgjoja lajmet. Isha në panik total, kisha frikë për familjen time dhe miqtë e mi.

Ishte e vështirë për ta, por isha në gjendje t’i siguroja ata. Nuk është një periudhë e mirë dhe me të vërtetë dua që të mbarojë sa më shpejt të jetë e mundur. E pyes veten se çfarë do të ndodhë me futbollin dhe jetën e përditshme”, përfundon mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!