Giovanni Brusca, i njohur si krahu i djathtë i ish-bosit të “Cosa Nostra”-s, Toto Rina u lirua nga burgu pas 25 vjetësh.
Dalja e tij nga burgu ka sjellë reagime të shumta në Itali. “Ne i respektojmë ligjet dhe dënimet e shtetit, por kurrë nuk do ta fal Giovanni Brusca “. Kështu ka deklaruar Franca Castellese, nëna e Giuseppe 12-vjeçari Giuseppe Di Matteo, një nga viktimat e Giovanni Brusca.
Di Matteo, ishte djali i Santino Di Matteo, ish-mafiozi që vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë. Djali i ish-mafiozit të penduar u mbyt me litar dhe trupi i tij u shkri në acid në vitin 1996.
“Djali që ai e njihte mirë dhe me të cilin luante në shtëpi ma vrau. Si mund ta fal në zemrën time?” tha gruaja e ish-mafiozit.
Lexo edhe: Gjykata i dha lirinë, këto janë krimet e tmerrshme të vrasesit të Falcones
“Nuk ka pasur kurrë një formë pendimi publik për atë që bëri. Gjatë gjykimeve Brusca kurrë nuk i kërkoi falje familjes për një krim që nuk është thjesht një vrasje mafioze por një krim i tmerrshëm”, tha nëna e Giuseppe Di Matteo, përmes avokatit Monica Genovese.
Giovanni Brusca u arrestua më 20 maj të vitit 1996 dhe vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë italiane, duke rrëfyer krimet e mafies siçiliane në Romë dhe Firenze pas viteve ’90.
Brusca ka dalë nga burgu në moshën 64 vjeçare, ndërkohë që ai u bë bashkëpunëtor i drejtësisë, duke pranuar shumë prej vrasjeve, ku më e bujshme ishte pjesëmarrja e tij në masakrën e Capaci-t, ku u ekzekutua kryeprokurori i Antimafias Giovanni Falcone. g.v/abcnews.al