I shisnin drogën italianëve, si funksiononte “karteli i drogës”, katër shqiptarë të arrestuar (EMRAT)

schedule15:45 - 25 Maj, 2021

schedule 15:45 - 25 Maj, 2021

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i finalizuar mëngjesin e sotëm nga policia italiane ku u vunë në pranga 13 persona mes tyre shqiptarë, kolumbinanë dhe siçilianë. Mediat italiane bëjnë me dije se nga shkatërrimi i dy bandave që kishin krijuar një kartel droge në zonën e Katanias u sekuestruan  365 kg lëndë narkotike marijuanë dhe kokainë.

Grupi i parë drejtohej nga Julian Hoxhaj (Juli) dhe Indrit Karafili (Endri), të cilët transportonin sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në Itali. Ndërsa grupi i dytë që drejtohej nga Sabastiano Lombaro, Salvatore Litteri dhe Gioeli Musumeci merrnin lëndën narkotike nga shqiptarët dhe më pas e shisnin në Katania. Mes të arrestuarve janë katër shqiptarë.

Sipas Anti-Mafia së Katanias, e cila koordinonte hetimet, ‘karteli i drogës’ që vepronte në qytet ishte në gjendje të tregtonte sasi të mëdha droge. Urdhrat e arrestit u firmosën nga gjykata me kërkesë të drejtorisë së qarkut Anti-Mafia të Katanias për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Emrat e personave të arrestuar

Viktor Dalipaj , lindur në Shqipëri, 46 vjeç;

Petraq Troka, i njohur si “Pietro”, lindur në Shqipëri, 33 vjeç;

Juljan Hoxhaj , i njohur si “Juli”, lindur në Vlorë (Shqipëri), 29 vjeç;

Indrit Karafili, i njohur si “Endri”, lindur në Shqipëri, 34 vjeç;

Hillaris Sotiris , i njohur si “Hilary”, lindur në Kolumbi, 26 vjeç;

Julio Cesar Hurtado Rodriguez, i njohur si “Cheo”, lindur në Kolumbi, 30 vjeç;

Ruben Dario Mondragon Rodriguez, lindur në Kolumbi, 35 vjeç;

Robert Andres Rodriguez Mina, aka “Solìto”, lindur në Buenaventura (Kolumbi), 26 vjeç;

Adriano Roberto Spina , i njohur si “xhaxhai”, lindur në Nicolosi (CT), 56 vjeç;

Petraq Troka, i njohur si “Pietro”, lindur në Shqipëri, 33 vjeç;

Brahallan Ivan Escobar Buritica , i njohur si “Bryan”, lindur në Kolumbi, 27 vjeç;

Salvatore Litteri , i njohur si “Paolo”, lindur në Katania, 36 vjeç;

Sebastiano Lombardo , i njohur si “Sebi ose Mishi”, lindur në Katania, 31 vjeç;

Gioeli Carmelo Musumeci , i njohur si “Gioele”, lindur në Katania, 39 vjeç.

/mv.abcnews.al