Fieri është një ndër qytetet me të prekura me koronavirus. Gazetarja Valbona Davidhi raporton se për shkak të situatës kritike ka një sensibilizm të qytetarëve të cilët nuk lëvizin.
Gazetarja thekson se pritet sonte në mbrëmje që të vinë analizat për 18 persona, mes tyre 3 mjekë, pjesa më e madhe infermierë dhe sanitarë.
Të gjithë anëtarët e spitalit kanë qendruar në vetëizolim në shtëpitë e tyre. Është testimi i dytë, dhe mendohet se është më i sigurtë dhe për këtë arsye pritet një përgjigje përfundimtare.
Në Patos, siç raporton gazetarja vijon e njëjta situatë. Duke qenë se personi që është infektuar ka patur një aktivitet të lartë, qytetarët për shkak të frikës qendrojnë të izoluar në banesa.
Nga ana tjetër bashkia e Rroskovecit ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për masat që ka marrë duke qenë se është konfirmuar se njëri prej mjekëve ka pritur pacientetn 62-vjeçare që më pas shkoi në spitalin e Fierit dhe supozohet se ka rrezikuar stafin. Mjeku i Rroskovecit është vetëkarantinuar./abcnews.al