I sëmuri mendor goditi me grushta policin, i ati: Spitali nuk e mban

schedule18:00 - 12 Shkurt, 2020

schedule 18:00 - 12 Shkurt, 2020

Sajmir Cakani nga Shushica e Elbsanit ka goditur me grushta një efektiv policie në banesën e tij. Cakani është i divorcuar dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai në mesditën e së mërkurës ka shkuar në shkollën e fëmijës së tij për ta takuar dhe e kanë kapur krizat, ka bëritur duke panikuar banorët.

Më pas ka ikur në banesën e tij dhe është marrë në pyetje nga komandati i policisë së zonës Ajet Celibashi, i cili më pas ka kërkuar përforcime dhe e shoqëruan për në siptalin Psikiatrik të Elbasanit. I ati i Sajmirit tregon ngjarjen dhe fajëson dhe mjekët që nuk e mbajnë në spital.

“U nevrikos dhe e goditi policin. Unë skam lajmëruar policinë, nuk e di kush e lajmëroi policinë këtu nga fshati”, thotë i ati

Mësohet se Sajmiri Cakani jeton vetëm me prindërit e tij që po përballojnë me vështirësi jetësën me të pasi sëmundja e tij mendore shoqërohet me kriza të herë pa herëshme./abcnews.al