Bujar Qamili gëzon shëndet të mirë. Ditën e sotme qarkulloi një lajm në rrjetet sociale dhe disa portale se këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili ndodhet në gjendje të rëndë, pasi u prek nga koronavirusi. Por, gazetari i “ABC”-së në Shkodër Simon Shkreli mëson se e vërteta është krejt ndryshe.
Abcnews.al kontaktoi me një nga miqtë e tij, Ramazan Çeka i njohur për tekstet e disa këngëve. Çeka u shpreh se Bujar Qamili rreth një muaj më parë iku në Itali për të rinovuar dokumentet dhe gjatë qëndrimit atje ka pasur një krizë në veshka. Por pas kurimit ndodhet në gjendje shumë të mirë.
“Lajmet e përhapura në media nuk janë të vërteta, mashtrime. Nuk është e vërtetë që Bujar Qamili është në gjendje të rëndë nga covidi. Unë përpara 5 minutash fola në telefon dhe ishte shumë mirë.
Është si kokrra e mollës. Ka pasur një problem me veshkat gjatë qëndrimit në Itali, por tani është shumë mirë” tha Çeka, i irrituar nga lajmet që po qarkullojnë./ db/Abcnews.al