Aktori i humorit Gentian Zenelaj në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një video të parkut Rinia ku shihet se hapësira të ndryshme janë mbushur me ujë.
Ndërkohë vendi u përfshi ditën e sotme nga reshje shiu të cilat shkaktuan kaos përmbytje në zona të ndryshme. Duket se edhe parku “Rinia” nuk i ka shpëtuar përmbytjeve.

Aktori ndërsa ka publikuar videon ironizon edhe Bashkinë e Tiranës ndërsa shkruan: “Bashkia do mbajë rosa për përdorim të brendshëm”.

Satusi:
“I hapi me në fund bashkia pishinat te Parku Rinia …ooo sa bukuri..o sa lumturi
Ps: më thonë që Bashkia do mbajë rosa për përdorim të brendshëm

