I rritur mes tragjedive, babain ia vranë, nëna e Florianit u vetëhelmua: Si u shkua drejt krimit të sotëm në Lezhë. Gjakmarrja vijon të marrë jetë në Shqipëri

schedule15:06 - 24 Janar, 2022

schedule 15:06 - 24 Janar, 2022

Vrasja e sotme e 65-vjeçait Lek Lekëgjonaj në Manati të Lezhës nga 17-vjeçar Florian Vathi është treguesi më i drejtpërdrejtë i tragjedive që vijon të shkaktojë prej shekujsh gjakmarrja në Shqipëri.

Arma e krimit

I mituri e priti hasmin e tij te dera e shtëpisë për disa orë dhe menjëherë u shfaq pasi 65-vjeçar doli nga makina dhe po futej në banesë duke lëshuar në drejtim të tij 2 plumba, të cilët rezultuan fatal për Lekëgjonajn.

Lexo edhe: “Mora gjakun e babit”, zbulohet dëshmia e 17-vjeçarit pas vrasjes në Lezhë. Krimi në 2009 që solli vrasjen e sotme

I vetëdijshëm për krimin e kryer, 17-vjeçari dorëzohet në polici duke thënë se kishte marrë gjakun e babait. Në 2009, babai i Florianit, Gjon Përvathi ishte vrarë nga vëllai i Lekë Lekgjonajt, Ndue Legjonaj.

Pas vrasjes, Ndue Lekgjonaj u arrestua dhe kreu dënimin për vrasje duke dalë sëfundmi nga burgu. Ai nuk u kthye më në fshatin Manati duke iu trembuar hakmarrjes nga familja e Përvathit.

Lexo edhe: Me pistoletë me mulli, e priti pranë shtëpisë për ta ekzekutuar: Si ndodhi vrasja për gjakmarrje në Lezhë

Por, tragjedia e ndodhi këtë të fundit. Burime bëjnë me dije për abcneës.al se pas vdekjes së bashkëshortit, e ëma e autorit të krimit të sotëm, Martine Përvathi u vetëhelmua duke humbur jetën.

Florian Përvathi ishte tepër i vogël kur humbi babain dhe nënën duke u rritur me sa duket me synimin e vetëm, atë të hakmarrjes ndaj fisit Lekgjonaj, gjë që çoi në krimin e sotëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!