Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo ka deklaruar në emisionin “360 Gradë”, se nuk ka frikë nga askush, prandaj në fushatë lëviz i vetëm
“Zero. Nuk kam frikë. Kanë tentuar disa herë dhe zero. Unë jam me parimin që jetën ta jep zoti dhe ta merr zoti. Unë deri para pak ditësh isha vetë shofer dhe ikja vetëm, tani mora shoferin”, tha ai.
Më tej, i pyetur se a do e marr Himarën e majta, Tavo u shpreh i bindur që fitorja nuk diskutohet.
“Një gjë është e sigurt që Himarën do ta fitojë jo si i majtë, jo si djathtë, por si një person që jam i prirur për ti dëgjuar ata njerëz. Nuk ka lidhje forca politike. Unë mund t’jua dhe tani rezultatin, nëse doni. Nuk diskutohet fitorja. Më vjen keq që rivali nuk merret me njerëzit, nuk ka asnjë program”, deklaroi ai./abcnews.al