I riu vrau të dashurën nga Gana e më pas veten: Shkak xhelozia, 26-vjecarja erdhi nga Franca për sqarim

schedule15:41 - 3 Tetor, 2021

schedule 15:41 - 3 Tetor, 2021

Një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Tiranën, mësohet se shkak për sherrin mes të rinjve që përfundoi në mënyrë tragjike ishte xhelozia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, Kliton Pira ka debatuar përmes rrjeteve sociale me të dashurën e tij,  31-vjeçaren Jawsackie Jaboah. Për të sqaruar konfliktin e reja ka udhëtuar ditën e shtunë drejt Shqipërisë dhe në Rinas është pritur nga i dashuri i saj.

Më pas i janë drejtuar apartamentit që kishin marrë me qira atje ku ka ndodhur edhe konflikti që përfundoi në mënyre tragjike për dy të rinjtë. Pira pasi ka qëlluar disa herë me thikë 31-vjeçaren është hedhur nga ballkoni i katit të 8-të të pallatit që kishin marrë me qira duke humbur jetën.

Gjurmët e gjakut janë ende të dukshme në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Banorët e pallatit ku qëndroi çifti tregojnë për abc se si e mësuan ngjarjen.

“Jemi shumë të stresuar, dëgjuam një zhurmë të madhe, na u tmerruan fëmijët”.

Kliton Pira që qëlloi për vdekje 31-vjeçareb jetonte në zonën e Laprakës në kryeqytet, ndërsa për disa vite kishte jetuar në Angli si emigrant i pa ligjshëm. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!