I riu vlonjat u plagos nga e dashura, për çfarë dyshon policia

schedule09:21 - 27 Maj, 2020

schedule 09:21 - 27 Maj, 2020

Një u plagos mbrëmë në qytetin Vlorës me mjet prerës në këmbë, nga një vajzë që dyshohet të jetë e dashura e tij.

Gazetari Elton Nikaj raporton për Abc News se nga të dhënat e fundit i riu që mbeti i plagosur është 25 vjeç.

Mësohet se i plagosur nga mbetur Xhani Alikaj nga Vlora, ndërsa vajza që e plagosi është Kristina Bezhani 22 vjeçe, nga Berati.

Burime nga policia bëjnë  me dije se gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas bluve mund të ketë qenë një konflikt i çastit mes tyre, ndërsa ka degraduar me përdorimin e mjeteve prerëse nga e reja.

25-vjeçari ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës, ku po merr trajtim mjekësor. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!