Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I riu shqiptar që iu jep “jetë” kukullave, mahnit amerikanët me talentin e tij

schedule09:22 - 28 Qershor, 2021

schedule 09:22 - 28 Qershor, 2021

Për shqiptarët ata nuk janë të panjohur por tashmë po mahnisin amerikanët me talentin e tyre. Nikolas Bushi po ndjek hapat e të atit, Dashnor Bushit me aftësitë e tij si ventrilokuist. Adoleshenti që është bërë viral në TikTok dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin dhe Sibora Bitrin, ku ndau disa detaje nga eksperienca e tij.

Talenti i tij për t’i dhënë jetë kukullës së tij pa hapur zë ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e mjeshtrave të kësaj fushe. “Duhet të praktikosh gjithçka avash avash që të mos lëvizësh buzët, pastaj është lëvizja e kukullës që të duket si e gjallë. Duhet të aktrosh me kukullën sikur është një njeri i vërtetë. Në fillim është e vështirë, duhet të kesh pak talent por me punë mund ta bësh.“, tha 17 vjeçari.



“Do të vazhdoj shkollën e lartë por shpresoj se si ventrilokuist të performoj në teatrot më të mirë në botë.Ka shumë vetrilokuista që këndojnë, bëra kurse për këndim, e kam praktikuar sepse më pëlqen shumë. “, shtoi më tej ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!