I riu nga Kosova humbet 30 kg me Balonin Gastrik

schedule18:08 - 23 Qershor, 2022

schedule 18:08 - 23 Qershor, 2022

Të humbasësh peshë është mjaft e vështirë për disa persona, sidomos kur kilogramët janë të tepërt. I tillë është rasti një 28 vjeçari nga Kosova I cili shpresën e tij e gjeti tek spitali Hygeia. 1 vit më parë ai peshonte 160 kg, ndaj vendosi ti besonte humbjen e peshës mjekut gastroenterolog Plarent Kapo, duke vendosur Balonin Gastrik një vit më parë. Rikthehet në spital me 30 kg më pak, për ta hequr tashmë balonin. Sipas tij gjatë këtij një viti nuk ka ndjerë asnjë shqetësim nga Baloni. Mirëpo krahas balonit, 28 vjeçari ka ndjekur me korrektësi dietat si edhe ka kryer aktivitet fizik.

“Për mua ka qenë shumë e lehtë, dhe ka funksionuar shumë mirë. Unë kam qenë 160 kilogram, tani jam 130 kilogram. Kam ndjekur edhe aktivitetin fizik, edhe dietën asnjë shqetësim skam patur. Sikur mos ta kisha fare. Si përfundim baloni ka qenë shumë i suksesshëm, e falenderoj doktor Plarentin, për të cilin kam dëgjuar nëpërmjet internetit. I propozoj kujdo që ka nevojë dhe që kërkon një shtytje për të humbur peshë të provojë balonin”

Rasti i djalit nga Kosova është vetëm një ndër të shumtët që dr.Plarent Kapo ka trajtuar në këto 5 vite në Spitalin Hygeia. Shumë pacientë kanë zgjedhur metodën jokirurgjikale të balonit gastrik për të rënë në peshë. Në spitalin Hygeia kjo procedurë ofrohet në kushtë ambulatore dhe zgjat vetëm 15 minuta. Baloni mbahet për 6 muaj deri në 1 vit, por njëkohësisht edhe duke ndjekur këshillat e mjekëve për dieta apo aktivitet fizik. /abcnews.al