Është zbardhur një konflikt i armatosur që ndodhi të shtunën në Mirditë dhe janë vënë në pranga autorët. Njoftohet se në pranga janë vënë G. Gj., 28 vjeç, dhe P. P., 39 vjeç, të dy banues në Mirditë. Ata akuzohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Kujtojmë se gjatë një konflikti të shtunën 28-vjeçari G. Gj., dyshohet se ka qëlluar me armë për të kërcënuar 39-vjeçarin P. P. Më pas, ky i fundit dyshohet se ka marrë një armë zjarri dhe ka shkuar në banesën e të riut ku edhe ka kërcënuar familjarët e tij.
Ndërkohë, policia vijon punën për gjetjen e dy armëve të zjarrit që u përdorën nga dy të arrestuarit. /abcnews.al/