Një 20-vjeçar në Lushnje është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar të ëmën dhe më pas e ka kërcënuar me një thikë.
Në pranga është vënë i riu me iniciale M.V. Tashmë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. V., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me një mjet të mprehtë(thikë) nënën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/abcnews.al