I riu në Krujë i vë flakën makinës së një 29-vjeçari

schedule13:06 - 9 Gusht, 2021

schedule 13:06 - 9 Gusht, 2021

Një i ri në Krujë është duke u kërkuar nga policia pasi dyshohet se i ka vënë flakën automjetit të një 29-vjeçari. Bëhet e ditur se më 8 gusht,  në orën 22:30, E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Krujë, dyshohet se i ka vendosur zjarrin qëllimisht një makine tip “Renault”.

Automjeti, në pronësi të shtetasit B. B., 29 vjeç, është i çregjistruar dhe ishte i  destinuar për skrap

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar. /abcnews.al/