Një i ri në Krujë është duke u kërkuar nga policia pasi dyshohet se i ka vënë flakën automjetit të një 29-vjeçari. Bëhet e ditur se më 8 gusht, në orën 22:30, E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Krujë, dyshohet se i ka vendosur zjarrin qëllimisht një makine tip “Renault”.
Automjeti, në pronësi të shtetasit B. B., 29 vjeç, është i çregjistruar dhe ishte i destinuar për skrap
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar. /abcnews.al/